ZYRTARE/ Bayern blindon Kompany, belgu rinovon deri në 2029

ZYRTARE/ Bayern blindon Kompany, belgu rinovon deri në 2029

Vincent Kompany-Bayern Munich janë kthyer në një binom fitues këtë sezon, me gjigandët gjerman që nuk njohin rivalë duke mos lënë asnjë pikë në asnjë kompeticion. Rendimenti i Bayern me Kompany në stol ka bindur drejtuesit e klubit, me këta të fundit që vendosën të rinovojnë kontratën me teknikun belg. Me anë të një deklarate për mediat, klubi i Bayern bëri zyrtare rinovimin e kontratës me Kompany deri më 30 qershor 2029. Kontrata aktuale skadonte në verën e vitit 2027. Në vitin e tij të parë në krye të Bayern tekniku belg arriti të fitojë titullin në Bundesligë ndërsa e nisi edhe këtë sezon me trofe duke fituar Superkupën e Gjermanisë: “Jam shumë i lumtur, i nderuar. Më duhet të falënderoj Bayern për besimin dhe...