Ish- deputetja e PD- së kalon “ylberin politik”, pranon të emërohet drejtore e spitalit rajonal…

Ish- deputetja e PD- së kalon “ylberin politik”, pranon të emërohet drejtore e spitalit rajonal…

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Zheni Gjergji është emëruar drejtoreshë e Spitalit Rajonal ‘Dr. Xhaferr Kongoli’ në Elbasan. Ndërsa bën me dije detyrën e re dhe largimin nga Partia Demokratike, Gjergji shkruan se kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional. “Sot kam pranuar me përgjegjësi dhe përulësi detyrën si Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “ Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan. Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor. Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke. Profesioni im është thirrje, jo pozicion. Kam zgjedhur të jem aty ku mund të jap më shumë për shëndetin e njerëzve, për komunitetin tim, për qytetin që dua. Elbasani është qyteti im, vendi ku jam...