Lushkja shkëlqen në Champions, realizon “dopietë” përballë Rey Manaj

Lushkja shkëlqen në Champions, realizon “dopietë” përballë Rey Manaj

Një vit më parë në Champions League aziatike ishte Jasir Asani që linte gjurmë, ndërsa këtë sezon po “shpërthen” Regi Lushkja, ish futbollisti i Egnatias. I transferuar në mënyrë të papritur në Iran, tek ekipi i Traktorit, Lushkja shkëlqeu me një “dopietë” në raundin e tretë të këtij turneu. Mesfushori me tipare sulmuese bëri heroin për ekipin e tij në sfidën kundër Rey Manaj, me Traktor që triumfoi me rezultatin e thellë 5-0 përballë Al Sharjah. Brenda 11 minutave, Lushkja realizoi një dygolësh, fillimisht në minutën e 8-të me një diagonale të bukur gjeti cepin e portës, ndërsa në minutën e 11-të ishte dhe me fat ku goditja e tij i shpëtoi nga duart portierit të Al Sharjah. Për fat të keq, me fillimin e...