Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Real për suksesin e radhës, “Los Blancos” presin Juve-n, Endrick kthehet në çështje
Real Madrid po i jep dorën e fundit përgatitjeve për sfidën e raundit të 3 në Champions League, ajo që do të luhet në “Bernabeu” ndaj italianëve të Juventusit. Madrilenët vijnë pas suksesit 0-1 të ngushtë ndaj Getafes në kampionat, një sukses ky e mbajti ekipin e drejtuar nga Xabi Alonso në krye të La Ligës. Në Champions ndaj Juventusit, Real do të kërkojë fitoren e 3 radhazi, pas atyre ndaj Marseille dhe Kairat. Përballë do të jetë një kundëtar me tepër potencial, por që vjen në prag të kësaj përballje me presionin e të mos fituarit të një ndeshje prej më shumë se 1 muaji, një moment i vështirë ky për “Zonjën e Vjetër”, që mund të shfrytëzohet nga madrilenët. Sa i takon formacionit...