Materazzi për titullin: Në garë shoh pesë “motra”, por Interi më duket më i forti

Materazzi për titullin: Në garë shoh pesë “motra”, por Interi më duket më i forti

21 Tetor 2025 11:15 Alfred Lleshi Marco Materazzi, ish-mbrojtësi i Interit, në një intervistë për “Corriere dello Sport”, foli për garën e titullit: “Kanë mbetur pesë ‘motra’, të gjithë janë aty, por mendoj se më i forta është Interi”. Ai vlerëson ekuilibrin, forcën dhe cilësinë e skuadrës së Chivu, ndërsa paralajmëron për Milanin kryesues, që përfiton edhe nga mungesa e ndeshjeve europiane. Materazzi shton se Interi mund të ëndërrojë edhe për më shumë: “Champions League për mua luhet para dhe pas Krishtlindjeve. Skuadra gjithmonë ka reaguar pas finaleve”. Ai kujton edhe ofertën për t’u transferuar te Roma më 2006: “Kisha mundësi të shkoja te Roma, por gjithmonë donin ‘martesë me arra’. Qëndrova tek Interi dhe mendoj se e bëra mirë. Natyrisht, do më kishte pëlqyer të...