Trazirat e natës para Campions-it, rreth 180 tifozë të Napolit u arrestuan në Eindhoven

Trazirat e natës para Campions-it, rreth 180 tifozë të Napolit u arrestuan në Eindhoven

21 Tetor 2025 10:17 Alfred Lleshi Rreth 180 tifozë të Napolit u arrestuan të hënën në mbrëmje në qendër të Eindhovenit, Holandë, para ndeshjes së Champions League, PSV–Napoli. Policia lokale tha se sjellja e tyre “shkaktoi çrregullime”, edhe pse nuk pati përleshje reale me tifozët e PSV-së. Tifozët u transportuan me tre autobusë në stacionin e policisë “Mathildelaan” për t’u marrë në pyetje, ndërsa katër tifozë të PSV-së u ndaluan gjithashtu. Disa të ndaluar nuk kishin bileta për ndeshjen. Kryebashkiaku Jeroen Dijsselbloem kishte vendosur një zonë sigurie me rrezik të lartë, duke lejuar kontrolle preventive. Të gjithë tifozët e ndaluar u dëbuan nga Eindhoven dhe biletat e tyre u anuluan. Policia holandeze ka dërguar dokumentacionin te kuestura e Napolit për të vlerësuar mundësinë e “daspo”....