Danilo: I dhashë gjithçka Juves, deri në fund. Lamtumira ime? Do të kuptohet më mirë pas disa vitesh

Danilo: I dhashë gjithçka Juves, deri në fund. Lamtumira ime? Do të kuptohet më mirë pas disa vitesh

21 Tetor 2025 10:49 Alfred Lleshi Danilo, ish-lojtar i Juventusit, ka folur për “Gazzetta dello Sport”. Aktualisht te Flamengo, mbrojtësi brazilian komentoi edhe largimin e tij nga bardhezinjtë: “Nuk kam pengje, deri në ditën e fundit dhashë gjithçka për atë fanellë. Tregova përkushtim, dedikim, dëshirë për të qëndruar, dashuri për klubin. Te Juve kam marrë dhe dhënë shumë. Përfundoi ashtu, sepse jeta është e tillë, gjërat ndodhin për një arsye që ndoshta nuk kuptohet menjëherë, por pas disa vitesh do të shihet më qartë”. Për të ardhmen, Danilo synon të luajë edhe disa vite në nivele të larta. Pastaj të qëndrojë në futboll, ndoshta si trajner. Në të njëjtën kohë po studion gazetari dhe planifikon të regjistrohet për psikologji, pas “pensionimit” nga futbolli i luajtur....