Shpërndante lëndë narkotike në Durrës, vihet në pranga 19-vjeçari, sekuestrohet kanabisi

Shpërndante lëndë narkotike në Durrës, vihet në pranga 19-vjeçari, sekuestrohet kanabisi

Një 19-vjeçar është vënë në pranga e policisë, pasi shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Durrësit. “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës intensive për goditjen e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, është bërë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit E. H., 19 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas shpërndante lëndë narkotike të llojit cannabis sativa në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit”, njofton policia. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike, të cilën i ri...