Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Erdhi dhe kjo dite/ Lushnja shpall “Qytetar Nderi” kreun e internimeve të diktaturës
Erdhi dhe kjo dite/ Lushnja shpall “Qytetar Nderi” kreun e internimeve të diktaturës Një vendim absurd që ka shkaktuar indinjatë të madhe në publik është marrë së fundmi nga Bashkia e Lushnjës, e cila ka shpallur “Qytetar Nderi” Gjergj Velon, ish-funksionar i lartë gjatë regjimit komunist. Velo ka mbajtur postin e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Lushnjes gjatë diktaturës, kohë kur mijëra shqiptarë u internuan, u përndoqën dhe u shkatërruan familje të tëra vetëm për shkak se “kishin biografi të keqe”. Ky nderim, i dhënë në një ceremoni zyrtare me pjesëmarrjen e drejtuesve vendorë, ka shkaktuar reagime të forta, pasi për shumë qytetarë të Lushnjës dhe jo vetëm, ky emër lidhet me firmat mbi vendime internimi, një nga plagët më të dhimbshme të periudhës komuniste....