Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Humbje në botën e shahut, mjeshtri ndërron jetë në moshën 29-vjeçare
Një mjeshtër shahu ka ndërruar jetë papritur në moshën 29-vjeçare. Daniel Naroditsky ishte një prej figurave më të njohura amerikane në shah dhe një ish kampion bote për të rinjtë. Në moshën 14-vjeçare, ai shkroi e botoi një libër dedikuar lojës dhe vite më vonë, i mësonte ndjekësit përmes transmetimeve në Twitch dhe Youtube. Naroditsky ishte trajneri kryesor në Charlotte Chess Centre në Karolinën e Veriut. Në një deklaratë ku njoftonte ndarjen e tij nga jeta, institucioni shkroi: “Daniel ishte një lojtar i talentuar shahu, komentator dhe mësues, një anëtar i vlerësuar i komunitetit të shahut, i admiruar dhe i respektuar nga fansa e lojtarë në të gjithë botën. Ai ishte edhe një djalë e vëlla i dashur, një mik besnik…Le ta kujtojmë Daniel për...