Rrëfehet Hansi Flick: Ky klub më ka ndryshuar plotësisht, pas fitores 8-2 ndaj Barça nuk kam qeshur

Rrëfehet Hansi Flick: Ky klub më ka ndryshuar plotësisht, pas fitores 8-2 ndaj Barça nuk kam qeshur

Në prag të ndeshjes së Champions League kundër Olympiacos, trajneri i Barcelona, Hansi Flick, foli në një konferencë për shtyp. Ai trajtoi një sërë temash, nga forma e ekipit te emocionet personale, lëndimet dhe vendimet taktike. “Po përballemi me një ekip me aftësi të shkëlqyera sulmuese“, tha Flick. “Thjesht shikoni përsëri ndeshjen kundër Arsenal për të kuptuar se sa shumë krijojnë raste. Do të duhet të jemi shumë vigjilentë, të qëndrojmë të pozicionuar mirë dhe të bëjmë presion intensivisht”, tha trajneri gjerman. “Kur humbet distancën, detyrohesh të vraposh shumë dhe kjo të vret në mbrojtje“, u shpreh më tej Flick, që përditësoi gjendjen e Ferran Torres dhe Raphinha: “Shpresojmë t’i kemi përsëri për El Clásico. Ferran ka një problem muskulor dhe aktivizimi i tij tani...