Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Klopp: Thashë se nuk do të trajnoja më kurrë në Angli, por sërish Liverpool është e mundur
21 Tetor 2025 9:14 Alfred Lleshi Jürgen Klopp, tani drejtor i aktiviteteve të futbollit në “Red Bull”, foli për rikthimin e mundshëm në stol, humbjen e Diogo Jota dhe ish-ekipin e tij, Liverpool. Për ndarjen tragjike nga jeta të Jota, gjermani u shpreh me emocion: “Si mund ta zëvendësosh dikë si Diogo? Nuk bëhet fjalë për lojtarin, por për personin. Ishte inteligjent, i dashur me të gjithë dhe tejkaloi çdo pritshmëri. Ende s’mund të flas për këtë normalisht. Ishte një tronditje e madhe për të gjithë”. Sa i përket filozofisë së tij: “Të gjithë duhet të punojnë fort e të mbrojnë me mish e me shpirt. Nëse nuk je Lionel Messi, duhet të mbrosh. Unë s’e kam pasur Messin, prandaj të gjithë duhej të mbronin”. Për...