“Thatësirë” golash, java e 7-të në Serie A vendos rekord historik

“Thatësirë” golash, java e 7-të në Serie A vendos rekord historik

Si kurrë më parë në histori, Serie A vendos një rekord negativ që tregon qartë krizën e madhe në fazën sulmuese. Në javën e 7-të, në 10 ndeshje u shënuan vetëm 11 gola në total. Ky rekord negativ u paralajmërua që në fundjavë, por pritej ndeshja e fundit Cremonese-Udinese për ta bërë zyrtare, ky takim përfundoi në barazim 1-1. Ecuria më e dobët në këtë drejtim ishte vendosur në sezonin 2022/2023 ku u shënuan 13 gola në javën e dytë. Me 13 gola kishin përfunduar edhe tre herë të tjera tre javë të ndryshime në tre sezone të ndryshme, por kurrë më parë nuk kishin zbritur poshtë kësaj kuote. Ekipi që ka shënuar më shumë gola deri në këtë pikë të Serie A është Inter,...