Dalin emrat e katër kandidaturave që mund të zëvendësojnë Tudorin në krye të Juventusit

Dalin emrat e katër kandidaturave që mund të zëvendësojnë Tudorin në krye të Juventusit

Adriatik BALLA Igor Tudor po përballet me presion gjithnjë e më të madh, dhe dy ose tre ndeshjet e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e tij në stolin e Juventusit. Megjithatë, mediat italiane kanë filluar tashmë të përmendin disa kandidatë të mundshëm për ta zëvendësuar atë nëse rezultatet nuk përmirësohen. Sipas “Gazzetta dello Sport”, “Tuttosport” dhe “Sky Sport Italia”, trajneri kroat është nën vëzhgim të rreptë, pasi “Zonja e Vjetër” nuk ka arritur të fitojë në gjashtë ndeshjet e fundit dhe pësoi humbjen e parë të sezonit kundër Komos të dielën. Pas këtij rezultati, Juventusi renditet në vendin e 7-të në Serie A me 12 pikë, po aq sa Komo dhe tre pikë më pak se vendet që sigurojnë kualifikimin në Ligën...