Kampi i Gjadrit/ La Repubblica: Mbi një milion euro për person për kampe bosh

Kampi i Gjadrit/ La Repubblica: Mbi një milion euro për person për kampe bosh

Kampi i Gjadrit/ La Repubblica: Mbi një milion euro për person për kampe bosh Gazeta italiane La Repubblica ka shkruar së fundmi për qendrën e emigrantëve në Shqipëri, duke e përshkruar projektin si tejet të kushtueshëm dhe thuajse të paefektshëm. Qendra e inauguruar më 14 tetor 2024 është kthyer në një “katedrale në shkretëtirë”, pasi pjesa më e madhe e hapësirave mbetet e pashfrytëzuar. Sipas dokumenteve të protokollit Itali–Shqipëri dhe planifikimit qeveritar, për funksionimin e dy qendrave, në Gjadër dhe Shëngjin, janë parashikuar 653 milionë euro për pesë vite. Përveç ndërtimit, kjo shumë përfshin kontratën me operatorin Medihospes, shpenzimet për misionet e policisë dhe kostot e transportit me anije dhe avion nga Italia në Shqipëri dhe anasjelltas, që përkthehet në mbi 130 milionë euro në...