Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Procesi në Hagë, me hije dyshimi”, protesta në mbështetje të liderëve të UÇK, Spiropali: Tirana, kryeqendra e shqiptarisë
Të premten e shkuar, Tirana u vesh me flamujt e UÇK-së, në protestën ku morën pjesë shqiptarët nga Shqipëria e Kosova, në mbështetje të liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po përballen me procesin gjyqësorë në Gjykatën e Hagës. E ftuar këtë mbrëmje në “Top Story”, përballë Grida Dumës, ministrja e jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, u shpreh se kjo protestë ishte emocionuese dhe e duhur. Ajo tha se organizatorët e kësaj protestë kishin zgjedhur Tiranën si vend për t’u bashkuar në këtë tubim, pasi Tirana është kryeqendra e shqiptarisë. “Nga organizatorët protesta është zgjedhur të bëhet në Tiranë sepse Tirana është kryeqendra e shqiptarisë, kjo është një çështje e historisë së kombit shqiptar. Duhet të bëhen edhe në Prishtinë, në çdo shesh...