Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Emërimi në pankinën e Rangers, Bajrami me trajner i ri
Danny Rohl është emëruar trajner i Rangers. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, me një postim në rrjetet sociale. Rohl ka firmosur, një marrëveshje, të vlefshme për dy vite e gjysmë. Kevin Muscat shihej si ishte kandidati kryesor, por gjërat morën një tjetër kthesë dhe në këto kushte, Rohl u konfirmua në pankinë të hënën pasdite, përpara ndeshjes së së enjtes në Europa League me Brann në Norvegji. “Është një privilegj i madh të marr rolin e trajnerit në një klub kaq të jashtëzakonshëm, të njohur në të gjithë botën”- tha Rohl. Mbetet të shihet nëse trajneri i ri do i besojë mesfushorit shqiptar Nedim Bajrami, apo jo. Welcome to Rangers, Danny Röhl. — Rangers Football Club (@RangersFC) October 20, 2025 © BalkanWeb