Verstapen hap garën titull, Red Bull gjobitet nga Komisarët për…shkelje

Verstapen hap garën titull, Red Bull gjobitet nga Komisarët për…shkelje

Fitorja e Maks Verstapen dje në Circuit of the Americas në Austin (Teksas) nuk u vu kurrë në dyshim me llogaritë e titullit kampion të hapura seriozisht teksa kanë mbetur edhe 5 gara nga fundi i këtij sezoni. Megjithatë post gara ka patur disa risi pasi ndër të tjera u deshën disa orë më shumë se zakonisht që renditja e finishit të Çmimit të Madh të SHBA-së të publikohej zyrtarisht. Sikundër dhe renditja e re e kampionatit të konfirmohej. Mësosht se ekipi i Red Bull u vendos nën hetim nga Komisarët e F1 përfshirë ish-pilotin e Formula 1 Enrike Bernoldi për një shkelje procedurale në pozicionin e nisjes, për të cilën ekipi me bazë në Milton Keynes u gjobit me pesëdhjetë mijë euro, gjysma e...