Goli historik në Serbi, fanella e Manajt shitet në ankand

Goli historik në Serbi, fanella e Manajt shitet në ankand

Fanella e Rey Manajt, e veshur në ndeshjen ndaj Serbisë më 11 tetor në Leskovc, u shit për rreth 3,100 euro në një ankand të organizuar nga faqja MatchWornShirt, me të cilën FSHF ka marrëveshje bashkëpunimi. Oferta fituese erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi blerësi rriti shumën fillestare prej 378 eurosh plot 11 herë. Fanella e firmosur nga sulmuesi mori vlerë të veçantë, pasi Manaj ishte autor i golit të vetëm që i dha Shqipërisë fitoren historike ndaj Serbisë. Me këtë çmim, ajo bëhet fanella e dytë më e shtrenjtë e Kombëtares në ankand. Rekordin e mban fanella e Nedim Bajramit nga ndeshja ndaj Italisë në Euro 2024, e cila u shit për 5,792 euro. Në atë takim, Bajrami shënoi golin më të...