“Kapja e shtetit nga kartelet e drogës”/ Deputeti lëshon bombën: Organizatat terroriste, partnerë të qeverisë Rama

“Kapja e shtetit nga kartelet e drogës”/ Deputeti lëshon bombën: Organizatat terroriste, partnerë të qeverisë Rama

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku denoncon lidhjet e ngushta mes krimit të organizuar dhe politikës në Shqipëri, duke e përshkruar vendin si një “narkoshtet”. Sipas Balliut, një nga rastet më domethënëse që tregon kapjen e shtetit nga kartelet e drogës është organizata kriminale “Çopja”. Ky grup, thotë ai, përdorte sektorin imobiliar për pastrimin dhe qarkullimin e parave të drogës, duke fshehur aktivitetin kriminal përmes bizneseve dhe pronave. Balliu thekson se hetimet kanë zbuluar lidhje direkte të kësaj organizate me njerëz të pushtetit, përfshirë gjyqtarë dhe efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët, sipas tij, figurojnë në listëpagesat e grupit kriminal. “Ky është përkufizimi i vërtetë i narkoshtetit,” shkruan Balliu, duke akuzuar qeverinë e...