Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Buzëqesh Luis Enrique, rikthehet Ousmane Dembele, i gatshëm për sfidën Leverkusen-PSG
Lajm i mirë për kampionët e Evropës, PSG. Skuadra e Luis Enriques për sfidën e së martës ndaj Leverkusen e vlefshme për raundin e 3 të Fazës së Ligës, do të ketë në dispozicion sulmuesin francez Ousmane Dembele si dhe mbrojtësin Marquinhos. Tekniku spanjoll Luis Enrique do të ketë më në fund të gatshëm ndaj “aspirinave” fituesin e “Topit të Artë”, me francezin që nuk ka luajtur asnjë ndehsje që prej 5 Shtatorit për shkak të dëmtimit. Megjithatë do të jetë e vështirë që Dembelen ta shohim në fushë ndaj Bayer Leverkusen, por lajmi i mirë për parizienët është fakti që ai është tashmë pjesë e grupit e do të jetë I gatshëm për të dhënë kontributin e tij tek skuadra kampione. © BalkanWeb