I mjaftojnë vetëm 8 minuta në fushë, futbollisti shqiptar e bën “sefte” në Gjermani

I mjaftojnë vetëm 8 minuta në fushë, futbollisti shqiptar e bën “sefte” në Gjermani

Futbollisti me origjinë shqiptare, Xheison Ceka, ka gjetur golin e parë me fanellën e Elversberg në Bundesligën 2 të Gjermanisë në triumfin 6 me 0 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Greuther Furth. 25-vjeçari u fut në fushë në minutën e 77-të, teksa 8 minuta i mjaftuar për të tundur rrjetën. Një gol mjaft i bukur me goditje nga jashtë zonës. Ceka u transferua nga skuadra e Magdeburg, te Elversberg, në fillim të sezonit, teksa goli i tij i parë erdhi në aktivizimin e gjashtë me klubin bardhezi. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb