Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Klinsmann beson tek Italia e Gattusos: Ju bën të vuani, por do të kualifikohet në Botëror
20 Tetor 2025 13:32 Alfred Lleshi Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Manlio Scopigno” dhe “Felice Pulici”, ish-sulmuesi i Interit dhe i Gjermanisë, Jürgen Klinsmann, foli për mediat italiane. Ai u shpreh i lumtur për të birin, Jonathan Klinsmann, i shpallur “Portieri më i mirë i Serie B”: “Është një nder për Jonathan, për familjen tonë dhe Cesena. Ka punuar shumë dhe ky është shpërblimi i tij”. Për të ardhmen e djalit, tha: “Ai ndihet shumë mirë te Cesena, po rritet në një vend të shkëlqyer. Është në vëmendjen e kombëtares amerikane dhe ëndërron Botërorin me SHBA”. Sa i përket Italisë, gjermani është optimist: “Sigurisht që do të kualifikohet, edhe pse me pak vuajtje si gjithmonë. Ky Botëror me 48 skuadra do të jetë shumë...