Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BIRN: Gjyqtarët kritikojnë “sigurinë joekzistente” pas vrasjes së Astrit Kalasë në sallën e gjyqit
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Tiranë ka nxitur thirrje nga gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë që autoritetet ta marrin seriozisht çështjen e sigurisë së tyre “pothuajse të joekzistente”. Arma e fshehur aktivizoi alarmin e detektorit të metaleve kur 30-vjeçari Elvis Shkambi hyri në godinën e gjykatës, por policia thotë se roja i sigurisë nuk u ngrit fare nga karrigia, e lëre më të njoftonte oficerin e policisë në detyrë. Ishte ora 13:42 e datës 6 tetor në qendër të Tiranës, disa metra larg Kuvendit të Shqipërisë. Pak çaste më vonë, ndërsa gjyqtari Astrit Kalaja po përfundonte së lexuari vendimin e tij në një çështje pronësie, Shkambi, një nga palët në proces, dyshohet se e qëlloi dhe e vrau nga një distancë...