Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Erion Veliajt, lë në fuqi vendimin e GJKKO

Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Erion Veliajt, lë në fuqi vendimin e GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë sot në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që lë në burg ish kryetarin e bashkisë Tiranë, duke rrëzuar ankimimin e paraqitur nga Erion Veliaj. Objekti i ankesës kishte të bënte me konstatimin e shkeljeve procedurale të Prokurorisë së Posaçme gjatë fazës së hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 27, të vitit 2024, dhe shpalljen e pavlefshmërisë së veprimeve hetimore. Njoftimi: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 20.10.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 240 akti, datë 14.10.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim E.V., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 43...