Pagat e ulëta dhe pasiguria në punë, miniatorët e Spaçit në ditën e 12 të protestës

Pagat e ulëta dhe pasiguria në punë, miniatorët e Spaçit në ditën e 12 të protestës

Punonjësit e nëntokës në minierën e Spaçit vijojnë protestën në ditën e 12-të të tyre. Këtë të hënë (20 tetor) që prej orëve të para të mëngjesit, ata janë mbledhur në hyrjen kryesore të kompanisë, duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Minatorët kërkojnë njohjen zyrtare të sindikatës dhe nënshkrimin e kontratës kolektive të punës, të cilat, sipas tyre, janë thelbësore për garantimin e kushteve më të mira të punës dhe të drejtave të tyre. Nga ana tjetër, kompania turke “Tete Albania”, e cila administron minierën, nuk ka dhënë ende asnjë sinjal për dialog me përfaqësuesit e punonjësve. Kjo mungesë komunikimi po shton pakënaqësinë mes minatorëve, të cilët thonë se janë të vendosur të vazhdojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Prej gati...