Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Barcelona ankohet para “El Clasicos”: Arbitrat janë më të rreptë ndaj nesh se me të tjerët
20 Tetor 2025 8:16 Alfred Lleshi Deklaratat e Deco, drejtorit sportiv të Barcelonës, kanë ndezur debatin para “El Clásico”. Ai u ankua për trajtimin e të tijve nga arbitrat: “Janë gjithmonë më rigorozë ndaj nesh, shkojnë shumë më tepër në limite. Fitorja e Barcelonës është më e vështirë, por edhe më e kënaqshme. Luftojmë kundër shumë gjërave, por kjo nuk do të shërbejë si justifikim, çfarëdo që të ndodhë ndaj Real Madridit. Do të veprojmë juridikisht për çështjet e padrejta”. Deco theksoi problemet me dëmtimet: “Kemi pasur shumë më tepër mungesa në mesfushë dhe sulm se sezonin e kaluar. Po kërkojmë ekuilibrin mbrojtës, por dëmtimet dhe faktorët e tjerë nuk kontrollohen”. Për gjestin e Hansi Flick, pas golit ndaj Girona, ai tha: “Iu dha shumë rëndësi....