Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Si u grabitën në 4 minuta bizhuteritë e Napoleonit në muzeun e Luvrit
Si u grabitën në 4 minuta bizhuteritë e Napoleonit në muzeun e Luvrit Paniku shpërtheu këtë mëngjes në Luvër, muzeun më të vizituar në botë, në zemër të Parisit. 9 pjesë nga koleksioni i bizhuterive të Napoleonit dhe Perandoreshës u morën në një grabitje të pazakontë. Askush nuk u lëndua, por dëshmitarët raportuan se policia nxitoi pranë piramidës dhe u përpoq të hynte në Luvër përmes dyerve anësore prej xhami, por ato ishin të mbyllura dhe ishte e pamundur të hapeshin. Brenda, të gjithë po vraponin dhe po përplasnin dyert prej xhami për të dalë. Përfundimisht, policia dhe xhandarët arritën të rivendosnin qetësinë, por deri atëherë banditët ishin larguar me skuterë drejt autostradës A6 për në Lion. Sipas rindërtimit fillestar që bën Radio Europe 1,...