Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Locatelli, i zemëruar me ekipin e tij: Nuk mund t’ia lejojmë vetes disfata të tilla
20 Tetor 2025 7:54 Alfred Lleshi Kapiteni i Juventusit, Manuel Locatelli, nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes ndaj Comos: “Nuk mund t’ia lejojmë vetes disfata të tilla, jam i zemëruar me mënyrën si luajtëm. Gabimet në detaje bëjnë diferencën”. Në intervistën për DAZN, ai shtoi: “Duhet t’i rregullojmë këto gjëra, kemi folur me trajnerin. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen me Real Madridin, ndoshta do të ketë ndryshime, por këtë e vendos trajneri. Ne duhet të ngremë kokën dhe të punojmë. Ka shumë ndeshje në një muaj, por kur vesh këtë fanellë, je i detyruar të përpiqesh t’i fitosh të gjitha, pa justifikime”. Locatelli theksoi se ekipi duhet të reagojë menjëherë: “Duhet të japim më shumë nga vetja. Me Real Madridin kemi mundësinë për të...