Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Tragjedia e Royston Drenthe, vetëm 38 vjeç. Ish-lojtari i Real Madridit pëson goditje në tru
20 Tetor 2025 8:00 Alfred Lleshi Royston Drenthe, ish-lojtari i Real Madridit, ka pësuar goditje në tru (hemoragji cerebrale). Lajmi u bë i ditur nga skuadra holandeze FC De Rebellen, e përbërë nga ish-futbollistë profesionistë, ku 38-vjeçari është pjesë. Në njoftim thuhet: “Të premten e kaluar, Royston Drenthe pësoi një goditje në tru. Aktualisht është nën kujdes mjekësor dhe në duar të sigurta. Ekipi mjekësor dhe të afërmit shpresojnë shërim të qetë. Familja kërkon paqe dhe privatësi në këtë periudhë, për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme për rikuperim”. Drenthe ishte një nga talentet më premtues të futbollit holandez, por pas transferimit te Real Madridi nuk arriti të përmbushë pritshmëritë. Në karrierën e tij ai luajti në Spanjë, Angli, Rusi, Turqi, Emiratet e Bashkuara dhe më...