Amorim: E rëndësishme të fitojmë dy ndeshje radhazi, tani të mendojmë për të tretën

Amorim: E rëndësishme të fitojmë dy ndeshje radhazi, tani të mendojmë për të tretën

Manchester United duket se është në ritmin e duhur. Fitorja e djeshme 2-1 në “Anfield” kundër Liverpool, falë golit të Maguire në minutën e 84-të, i lejoi Ruben Amorim të pushtonte një fortesë që “djajtë e kuq” nuk e kanë arritur që nga viti 2016. Kjo i dha atyre tre pikë thelbësore që e rilançuan ekipin në renditjen e Premier League, duke ndërprerë në mënyrë dramatike epërsinë e “reds”. Trajneri i United tha: “Jam shumë i lumtur për lojtarët, ata treguan shpirt të shkëlqyer”. “Ne duhet të luajmë më mirë me topin, por shpirti i ekipit është ajo për të cilën flasim gjithmonë. Ishte një ditë e mirë për tifozët, por tani le të përqendrohemi në ndeshjen tjetër“, deklaroi më tej trajneri portugez. Në lidhje...