Vedat Muriqi jep sinjale për Kosovën drejt “play-off”-it, “Pirati” siguri e sulmit të dardanëve

Vedat Muriqi jep sinjale për Kosovën drejt “play-off”-it, “Pirati” siguri e sulmit të dardanëve

Adriatik BALLA Shqipëria dhe Kosova kanë ëndërr kualifikimin në Botëror dhe këtë herë të dyja po shkojnë drejt “play-off”-it të kualifikueseve të Botërorit 2026 për zonën europiane, secila në grupin e saj si vend i dytë. Shanset janë të mira, asgjë nuk ka përfunduar deri tani, por të dyja ekipet kombëtare po ëndërrojnë të realizohet ky mision historik për futbollin shqiptar. Ndërkohë, ndaj Sllovenisë në shtëpi dhe ndaj Suedisë në udhëtim, sulmuesi Vedat Muriqi nuk shënoi gol për Kosovën. Përfaqësuesja e Kosovës megjithatë mori katër pikë të mëdha dhe është maksimalisht e motivuar për dy ndeshjet vendimtare të nëntorit. Muriqi është kthyer te Majorka dhe të shtunën dha sinjalin e duhur se në “finalet” e Kosovës, me Slloveninë në udhëtim dhe me Zvicrën në shtëpi,...