Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
VIDEO/ Daku gabon nga penalltia, Rubin Kazan bie keq
Rubin Kazan u mund në shtëpi me shifrat 0-3 ndaj Baltikas, në ndeshjen e kampionatit rus. Protagonist negativ te skuadra e Rubinit ishte sulmuesi i kombëtares, Mirlind Daku. Daku mori përsipër ekzekutimin e një penalltie të fituar nga ai vetë, por nuk ia doli dot të shënonte, kjo edhe për meritë të portierit Borisko. Ky gabim nuk “zbeh” sezonin e Dakut, i cili deri më tani, në 12 ndeshje, ka realizuar 8 gola. Në këtë ndeshje, ai mori vlerësimin e ulët 5.9. © BalkanWeb