Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Gnabry trembi klubin, por merr lajmin e mirë! Gati për ndeshjen me Club Brugge
19 Tetor 2025 12:52 Telesport Problemi muskulor i ditëve të fundit i yllit të Bayern, Serge Gnabry, nuk është serioz. Mediat raportojnë se ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Club Brugge në Champions League (të mërkurën). Max Eberl, pas ndeshjes me Borussia Dortmund, u shpreh: “Gnabry nuk është aq keq. Në seancën e fundit stërvitore, ai ndjeu diçka në muskuj, por ishte dhimbje të lehtë. Asgjë serioze. Do të jetë gati relativisht shpejt”. Bayern nuk ka shumë opsione në ofensivë. Nëse mungon Gnabry, i vetmi lojtar nga stoli është talenti Karl, sepse Musiala rikthehet në nëntor.