Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Como shtang Juventusin, fitore e madhe në shtëpi kundër “Zonjës së Vjetër”
19 Tetor 2025 14:23 Telesport Como sot luajti një ndeshje të madhe kundër Juventusit, duke fituar pastër 2-0 në shtëpi. “Mos e quani skuadër të vogël”, pati paralajmëruar Tudor para përballjes. Kishte të drejtë. Como po rritet dhe po tregon se mund të bëhet një klub dinjitoz europian, me ambicie të mëdha për të ardhmen. Golat për “Hirushen” e Serie A i shënuan Kempf dhe Nico Paz, respektivisht në pjesën e parë dhe në pjesën e dytë të takimit. Pas kësaj fitoreje, Como merr vendin e shtatë në kampionatin italian me 12 pikë, po aq sa “Zonja e Vjetër”. Kjo ndeshje tregoi edhe një herë se Juventusi këtë sezon ka mangësi të mëdha, sidomos në repartin defensiv.