Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
FSHF organizon edicionin e 3-të të seminarit për trajnerët e portierëve
19 Tetor 2025 11:07 Telesport Federata e Futbollit do të zhvillojë më 27 tetor 2025, nga ora 09:30 deri në 14:30, edicionin e tretë të seminarit të posaçëm për trajnerët e portierëve. Ky aktivitet synon të rrisë standardet e trajnimit dhe të forcojë rolin e portierit në futbollin shqiptar, duke vendosur themelet teknike, taktike, psikologjike dhe karakteriale që ndikojnë në zhvillimin e portierëve të së ardhmes. Në këtë edicion do të marrin pjesë dy lektorë ndërkombëtarë të njohur: Manuel Amoroso, Drejtor i Portierëve në Inter Academy, do të trajtojë temën: “Stërvitja e portierit në situata loje dhe rëndësia e lidhjes me skuadrën në kategoritë konkurruese (U15 – U18)”. Alessandro Pedretti, Specialist i Portierëve në Parma Calcio për sektorin e të rinjve, do të prezantojë temën:...