Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Grenell “shpërthen” sërish ndaj Gjykatës Speciale të Hagës: Është tërësisht e korruptuar, t’i ndërpritet financimi
Emisari Special i Presidentit të SHBA Donald Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell kërkon që të ndërpritet financimi për Gjykatën Speciale të Hagës. Përmes një postimi në X, në një tjetër reagim kundër kësaj gjykate e cola po gjykon padrejtësisht ish-krerët e UÇK-së, tha se është totalisht e korruptuar. Sulmon edhe Prokurorin Special Jack Smith, për të cilin thotë se urdhëroi arrestimin e Hashim Thaçit. “Haga është tërësisht e korruptuar dhe duhet t’i ndërpritet financimi. Jack Smith ishte një nga prokurorët e tyre që arrestoi presidentin në detyrë të Kosovës më shumë se pesë vjet më parë. Ai ende ndodhet në burg. Gjykimi ka filluar vetëm së fundmi,” shkruan Grenell. Dy ditë më parë, pas protestës së madhe në sheshin “Skënderbej” në Tiranë që mblodhi mijëra shqiptarë, Grenell theksoi se Haga ka dalë jashtë kontrollit dhe se Smith e kishte shkaktuar këtë reagim...