Interi fiton mes polemikave, një gol i dyshimtë i jep kreun e renditjes zikaltërve

Interi fiton mes polemikave, një gol i dyshimtë i jep kreun e renditjes zikaltërve

Interi ka marrë kreun e renditjes në Serinë A. Zikaltrit kanë mposhtur Romën në transfertë me rezultatin e ngushtë 0-1. Fati i ndeshjes u vendos në minutën e 6 të saj. Boni kapi në befasi mbrojtjen e verdhekuqve dhe më pas e ndali topin në rrjetë. Një gol hapi polemika të mëdha në opinionin sportiv. Pozicioni i lojtarit të Interit ka qenë i dyshimtë, duke ndezur debate për vlefshmërinë e golit./Sport Ekspres/