Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Bashkia e Vlorës i jep Mira Muratit titullin “Qytetar Nderi”, nëna: Mira ndjek me interes çfarë ndodh në Shqipëri dhe në Vlorë
Bashkia Vlorës ka nderuar sot me titullin “Qytetar Nderi” Mira Muratin, biznesmenen, drejtuesen dhe pioneren inovatore të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale OpenAI, dhe aktualisht lancuese e start-up-it të njohur “Tninking Machines Lab”. Bashkë me të, me të njëjtin titull, u nderua edhe tenori Josif Gjipali. Ceremonia u zhvillua në Teatrin “Petro Marko” të qytetit, ku merrnin pjesë drejtues vendorë dhe qytetarë. Mira Murati nuk ishte vetë prezente, por titullin në emër të saj e tërhoqi nëna, që shprehu mirënjohjen. Në fjalën e saj, mes të tjerash ajo tha: “Faleminderit Vlorës, qytetin ku Mira lindi dhe u rrit. Ju falenderojmë edhe si familje. Pavarësisht se Mira tani jeton dhe punon jashtë, ajo ndjek me shumë vëmendje dhe interes zhvillimet dhe rrugën e Shqipërisë dhe të qytetit...