Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Skuqen” Egnatia dhe Dinamo, por mungon goli. “Paqe” edhe mes Tiranës dhe Teutës
18 Tetor 2025 19:36 Telesport Egnatia-Dinamo, kryesfida e javës së 7-të në “Abissnet Superiore” është mbyllur në barazim pa gola. Në sfidën e luajtur në Rrogozhinë, nuk munguan rastet për të dyja ekipet, por mungoi finalizimi i tyre. Të dyja ekipet e mbyllën sfidën me nga 10 lojtarë, Lorran për Dinamon dhe Arbenit Xhemajli për Egnatian. Edhe në sfidën tjetër mes Tiranës dhe Teutës e luajtur në “Air Albania”, po ashtu mungoi goli. Ndërkohë në sfidën e luatur më parë në “Adush Muça” në Ballsh, Vllaznia fitoi 0-1 falë një autogoli të vendasve në minutat e fundit të ndeshjes. Me këtë fitore, shkodranët mbajnë vendin e parë në renditje me 16 pikë.