Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Shkëlqeu në fushë”, Ramadani shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes Leçe-Sasuolo
Ylber Ramadani është vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes pas sfidës Leçe-Sasuolo e cila u mbyll në barazim pa gola. Luftëtari shqiptar shkëlqeu përgjatë 90-të minutave, duke u shndërruar në një digë në mesfushë, duke thyer gati çdo aksion të kundërshtarit, dhe jo në pak raste ishte dhe iniciator i aksioneve të rrezikshme nga vendasit. Në fund të sfidës ylli kuqezi u vlerësua me çcmimin si lojtari më i mirë. Ndërkohë në fushë nga minuta e parë për Leçen ishte dhe Medon Berisha i cili la fushën e lojës në minutën e 86-të. Edhe Berisha bëri një parqitje fantastike.