Super Haaland! “Përbindëshi” shënon dy gola ndaj Evertonit dhe City merr përkohësisht kreun

Super Haaland! “Përbindëshi” shënon dy gola ndaj Evertonit dhe City merr përkohësisht kreun

18 Tetor 2025 18:01 Telesport Manchester City sot shkëlqeu në ndeshjen në shtëpi kundër Evertonit në javën e tetë të Premier League. “Qyetarët” fituan 2-0, me të dy golat e shënuar nga i përhershmi Erling Haaland. City ishte totalisht dominues në fushë, me përjashtim të çerek orëshit të tretë të pjesës së parë, e cila u mbyll pa gola. Nico O’Reilly ishte asistmeni i golit të parë. Ai harkoi për norvegjezin, i cili shënoi me kokë në të 58′ duke u futur mes dy kundërshtarëve. Pesë minuta më vonë, Haaland e dyfishoi epërsinë me asist të Savinho (63’). Me këtë fitore, City merr përkohësisht kreun e klasifikimit në ishull me 16 pikë.