Albano Aleksi, takim me Elite Youth Academy. Ndan momente nga karriera e tij

Albano Aleksi, takim me Elite Youth Academy. Ndan momente nga karriera e tij

Projekti Elite Youth Development Academy vijon në sezonin e dytë me program intensive stërvitjesh, ndeshjesh miqësore dhe takime frymëzuese me figura të rëndësishme të sportit shqiptar. Këtë javë, kuqezinjtë e vegjël patën mundësi të bisedonin gjatë me futbollistin e KF Egnatia, Albano Aleksi. Gjatë bisedës, Aleksi ndau disa nga momentet më të veçanta të karrierës së tij, iu përgjigj pyetjeve kurioze të djemve dhe ndau këshilla të vlefshme me ta, të cilat do t’i shërbejnë për të arritur objektivat e tyre për të qenë futbollistë profesionistë dhe për të përfaqësuar një ditë vendin me fanellën e Kombëtares. “Është kënaqësi të ndodhem mes jush. Kur kam qenë i vogël, në përgjithësi më pëlqenin shumë role dhe ndonjëherë mërzitesha kur trajneri më vendoste diku, por roli im...