Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
I shpërthen granata ndërsa po punonte tokën, plagoset i moshuari në Himarë
Një i moshur ka mbetur i plagosur në Himarë ndërsa ka qenë duke punuar në tokën e tij. Bëhet me dije se 85-vjeçari K.K ndërsa ka qenë duke punuar tokën ka rënë në kontakt me një granatë e cila ka shpërthyer. Menjëherë 85-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po mjekohen në këmbë ku ka pësuar dëmtime të lehta. Njoftimi: Sot, në lagjen “Livadhë”, Himarë, në një sipërfaqe toke (ullishte), shtetasi K. K., 85 vjeç, duke punuar në tokën e tij, ka marrë dëmtime në këmbë, si pasojë e shpërthimit të një granate dore, e cila ndodhej e fshehur në rrënjët e një ulliri. Shtetasi K. K. aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po...