‘Kryeafera korruptive e Ballukut dhe Ramës’, Bardhi për aeroportin e Vlorës: Opozita do protestojë për interesin publik

‘Kryeafera korruptive e Ballukut dhe Ramës’, Bardhi për aeroportin e Vlorës: Opozita do protestojë për interesin publik

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit lidhur me ndërtimin e aeroportit të Vlorës, duke e cilësuar projektin si “kryeafera korruptive” të qeverisë Rama dhe veçanërisht të zv.kryeministres Belinda Balluku. REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI Korrupsioni me Aeroportin e Vlorës ka kaluar çdo kufi të imagjinueshëm edhe për vendet e botës së tretë. Një aferë gjigande financiare është shndërruar në rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare. E pangjashme me asgjë më parë në këto 35 vjet, kjo megaaferë ka dy përgjegjës: Edi Ramën dhe Belinda Ballukun. Prandaj këta duan një opozitë memece në Kuvendin e Shqipërisë. Prandaj këta nuk duan as debat, as kontroll parlamentar, as pyetje, asgjë që i gërvisht...