Aksident tragjik, i riu nga Vlora ndërron jetë në spital

Aksident tragjik, i riu nga Vlora ndërron jetë në spital

Ka ndërruar jetë i riu që ishte plagosur rëndë në një aksident të ndodhur më 6 shtator në Fushë-Dukat, në aksin rrugor Orikum–Himarë. Burime nga familjarët bëjnë me dije se 22-vjeçari Fadil Bodoj, i cili për më shumë se një muaj qëndroi nën trajtim intensiv në Spitalin e Traumës në Tiranë, nuk ia doli të mbijetonte për shkak të komplikacioneve të rënda që pasuan plagët e marra nga përplasja. Pasi kishte dalë nga spitali, ai zhvilloi infeksione serioze në plagët e hapura, të cilat sollën përkeqësimin e shpejtë të gjendjes shëndetësore. Edhe pse u transportua sërish drejt spitalit dhe iu nënshtrua ndërhyrjes urgjente, mjekët nuk arritën ta mbanin në jetë. Aksidenti ndodhi rreth orës 01:30 të natës së 6 shtatorit, kur një automjet tip “Audi”,...