“Na fike!”, sekondat që e kthyen sallën e Gjykatës së Apelit në skenë krimi

“Na fike!”, sekondat që e kthyen sallën e Gjykatës së Apelit në skenë krimi

Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, ka siguruar vendimin e plotë të Gjykatës Penale në Tiranë, lidhur me vrasjen e bujshme të gjyqtarit Astrit Kalaja, mesditën e 6 tetorit 2025, ku sqarohet gjithë dinamika. Tre ditë pas ngjarjes, 9 tetor, kjo gjykatë vendosi masën e “arrestit me burg” për autorin e vrasjes, Elvis Shkambi dhe dy persona të tjerë. Sekretarja rrëfen tmerrin, çastet e fundit të gjyqtarit E pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat, sekretarja gjyqësore në Apel, ka deklaruar se gjyqtari i ndjerë ka bërë thirrje për hapjen e seancës gjyqësore për shpallje vendimi, rreth orës 15:35-15:40 të asaj dite. “Ka thirrur të gjitha palët në proces me mikrofon, dhe janë paraqitur vetëm katër persona, paditësi R.K., dhe një person...