Projekti “Sfera” do të zëvendësojë “Asllan Rusin”, miku i Edi Ramës, Ilir Trebicka merr Pallatin e Sportit, hapet…

Projekti “Sfera” do të zëvendësojë “Asllan Rusin”, miku i Edi Ramës, Ilir Trebicka merr Pallatin e Sportit, hapet…

Pallati i Sportit “Asllan Rusi” do të shembet për t’i lënë vendin një kompleksi gjigant me kulla banimi dhe një arenë të re sportive. Fitues i projektit është shpallur konsorciumi i udhëhequr nga kompania Trema Tech sh.p.k e biznesmenit Ilir Trebicka, në bashkëpunim me Likado BV, Albanian Capital Group sh.p.k, BCN Investments B.V dhe studion e njohur MVRDV. Projekti fitues “Sfera”, i përzgjedhur në konkursin ndërkombëtar të zhvilluar nga Korporata e Investimeve Shqiptare (KISH), parashikon ndërtimin e një “topi” betoni 20-katësh që do të zëvendësojë godinën ekzistuese. Në këtë kompleks do të përfshihet një arenë multifunksionale me rreth 6 mijë vende, hapësira për media, salla trajnimi, mjedise për trajtime mjekësore dhe ambiente për federatat sportive të basketbollit, volejbollit, peshëngritjes, mundjes, boksit, gjimnastikës, pingpongut dhe taekwondos....