Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Yildiz-Juve, bisedime të pandërprera për rinovimin. Ja plani bardhezi për ta “blinduar” talentin turk
18 Tetor 2025 9:52 Alfred Lleshi Juventusi ka vendosur: Kenan Yildiz është shtylla teknike për të ndërtuar të tashmen dhe të ardhmen e klubit. Ky vendim konfirmohet nga dy faktet kryesore: dhënia e fanellës prestigjioze nr.10 këtë sezon dhe roli i tij si lider teknik në fushë. Një tjetër tregues është negociata e rinovimit të kontratës, për të shmangur interesin e fortë nga Premier League. Pjesë e menaxhimit është familja. Babai i tij, Engin Yildiz, është vendosur në Torino për të koordinuar bisedimet me drejtuesit e klubit. Yildiz ka tërhequr interesin e klubeve më të mëdha europiane: Arsenal, Barcelona, Real Madrid dhe Bayern Munich. Konkurrenti më serioz duket Chelsea, i gatshëm t’i ofrojë 10 milionë euro në sezon për ta marrë në Londër. Juventusi, megjithatë, nuk pranon...