Vrau biznesmenin italian në Salari/ Gjirokastër, mbërrin në Gjykatë autori

Vrau biznesmenin italian në Salari/ Gjirokastër, mbërrin në Gjykatë autori

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër Kamber Sulçaj, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Edoardo Sarchi në Tepelenë më 27 shtator. Gjykata është rrethuar nën masa të forta sigurie, ndërsa prezentë janë 22 policë. 48-vjeçari i shpallur në kërkim u vetëdorëzua në Prokurori dy ditë më parë dhe nuk dihet nëse e ka pranuar autorësinë e vrasjes. “Quhem Kamber Sulçaj, rezultoj i kërkuar nga shteti”, ka thënë ai në Prokurori. Ai gjithashtu ka dorëzuar edhe armën me të cilën dyshohet se ka kryer krimin si dhe lejen që dispononte. Sipas burimeve për Report Tv, ai nuk ka pranuar të japë deklarime për policinë lidhur me rrethanat apo motivet e krimit. “Nuk do të jap asnjë shpjegim sot por në një fazë të mëvonshme...